Shtohen serish depozitat, klientet besim tek bankat Eglantina Nasi
Qytetaret dhe bizneset qe operojne ne Shqiperi, po i shtojne edhe me teper nivelet e kursimeve te tyre prane sistemit bankar. Nje dukuri te tille, e kane konfirmuar serish te dhenat me te fundit te Bankes se Shqiperise, sipas te cilave, ne muajin prill te ketij viti, niveli total i depozitave arriti ne 943.4 miliarde leke. Ndersa nje vit me pare, ky tregues ishte vetem 891.2 miliarde leke, duke folur qarte per nje trend ne rritje te depozitave nga muaji ne muaj dhe viti ne vit. E nese do t’u referoheshim te dhenave respektive sipas muajve te fundit, do te shohim se ne fund te muajit mars 2013, niveli total i depozitave figuron te jete ne 932.6 miliarde leke, 933.2 te tilla ne muajin shkurt 2013 apo 928.5 ne muajin janar 2013. Duke pare edhe ne krahasim mujor, se niveli i depozitave sa vjen dhe shtohet prane bankave ne vendin tone. Kjo vlen ne fakt, si per depozitat ne monedhen vendase, Lek, edhe ne valute te huaj. Keshtu, te dhenat bankare tregojne se depozitat ne leke ne fund te muajit prill 2013, figurojne ne nivelin prej 488.1 miliarde lekesh. Nga vetem 482.3 te tilla nje muaj me pare. Kurse depozitat ne valute te huaj, mesohet se gjate muajit prill te ketij viti kane zene nivelin prej 455.3 miliarde lekesh. Nga vetem 450.2 te tilla gjate muajit mars, duke folur per nje trend rrites te depozitimit te parave edhe ne kete aspekt, pra permes valutes se huaj. Gje e cila ne fakt, nuk mund te thuhet aspak per depozitat me likuiditeti te larte, ose sic quhen ndryshe, “pa afat”. Pikerisht ato qe mund te terhiqen ne cdo kohe nga depozituesit e tyre, e kesisoj, te paraqesin mundesi te larta per t’u hedhur ne qarkullim dhe zgjidhur probleme qe mund te shfaqen me likuiditetin financiar te individeve apo bizneseve. Duke folur ne kete menyre, gjithsesi per nje pasiguri qe po tregojne keto te fundit, per t’ua dhuruar gjithe parate e tyre bankave. Kundrejt kesaj, ata preferojne qe t’i lene pa afat e kesisoj, te jene te lire per t’i terhequr ne nje moment te caktuar, kur te kene nevoje per shlyerje pagesash te ndryshme. Konkretisht, te dhenat tregojne se depozitat pa afat ne valute te huaj, ne muajin prill te ketij viti kane rezultuar ne nivelin prej 22.6 miliarde lekesh, nga 23 miliarde leke, nje muaj me pare. Por qe nuk shfaqet e tille me depozitat ne leke, ku ato pa afat, kane pesuar nje rritje ne fakt, nga muaji mars ne prill te ketij viti. Respektivisht, me vlerat prej 17.1 dhe 38.5 miliarde lekesh dhe duke treguar kesisoj nje rritje progresive te tyre nga muaji ne muaj, Por edhe vjetore njekohesisht, nese sjellim ndermend shifren prej 15.7 miliardesh qe ky tregues ka qene gjate muajit prill 2012.