E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoti: Asgjë e keqe nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Nish

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se nuk ka asgjë të keqe në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Nish

Duke folur për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe idenë që të realizohet kjo autostradë, Hoti ka thënë se “”nuk ka asgjë të keqe nga ndërtimi i rrugëve, përveç fitimeve nga ana e bizneseve”, por ai nuk beson në realizimin e kësaj ideje.

“Thaçi ka tendencë me dhënë premtime që s’mund të realizohen” ka thënë Hoti.

Nga ana tjetër, Hoti ka qenë shumë i ashpër me projektbuxhetin për vitin 2013.

Hoti ka akuzuar se kjo shpërndarje nuk është e drejtë dhe nuk është bërë në mënyrën e drejtë dhe si e tillë mund të sjellë vetëm varfëri.

“LDK do të kushtëzojë këtë buxhet nëse nuk do të merren parasysh rekomandimet e saj. Në këtë mënyrë ne nuk do të votojmë këtë projektbuxhet”, ka thënë Hoti në KTV.

Në intervistë ai po ashtu ka treguar edhe detaje të buxhetit duke u koncentruar në infrastrukturë dhe arsim në të cilat shihen dallimet e mëdha në komunat që udhëheqë PDK-ja.

“Ky është keqpërdorim i parasë publike” tha Hoti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›