E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoti: Haraçin për arkat fiskale e ka vendosur qeveria

Pajisja e bizneseve me arka fiskale, e cila ende nuk ka përfunduar tërësisht, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, është proces komplet i manipuluar.

Avdullah Hoti, nga Grupi i Ekspertëve të qeshjeve të ekonomisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës mendon se Qeveria e Kosovës është ajo që ka venë harraq për arkat fiskale. Ai këtë e arsyeton më faktin se instalimi i arkave për bizneset në Kosovë është më i shtrenjti në rajon, dhe se qeveria madje është ajo që ka vendosur edhe monopolin lidhur më fiskalizmin.

“Një hulumtim i bërë nga dy hulumtues vendor dhe i mbështetur nga Instituti Hulumtues ‘Demokrati për zhvillim’, për të cilën gjë i përgëzoj, gjen se nga viti 2009 bizneset e vogla dhe të mesme kanë paguar mbi 20 milion euro për arka fiskale. Pajisja e bizneseve me arka fiskale duket të jetë proces komplet i manipuluar. Qeveria ka vendosur monopol në furnizimin me arka fiskale përmes dhënies së licencës vetëm për dy kompani, të cilat u dënuan secila me nga 100,000 euro. Arsyeja pse u dënuan ishte se kanë monopolizuar tregun. Në fakt, është qeveria ajo që ka monopolizuar tregun duke licencuar vetëm një numër të kufizuar të kompanive për furnizim me arka fiskale”, mendon Hoti.

Ai ka nxjerr edhe shifra se si bizneset në Kosovë kanë paguar për arkat fiskale dy-tre herë më shumë se në vendet e rajonit.

“Në Kosovë, një arkë fiskale ka kushtuar 665 euro, ndërsa në Maqedoni 305 euro, në Serbi 283 euro dhe në Shqipëri 416 euro. Shih figurën në vijim. Si mund të arsyetohet Ministri i Financave dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë këtë haraç ndaj bizneseve?”, mendon Hoti. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›