E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoti: Pushimi i lehonisë 4 muaj, johumane

Pushimi i lehonisë sipas qeverise duhet te jete vetëm katër muaj, me arsyetim se kjo është e rëndësishme për ekonominë dhe rrit punësimin e femrave. Kjo sipas, Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është absurd i radhës nga qeveria dhe është johumane. 

“Kosova ka 260 mije te papune. Rreth 25 mije persona te ri kërkojnë pune çdo vit, derisa jo me shume se 5 mije gjejnë pune. Investimet po bien. Kamatat janë te larta. Korrupsioni është shqetësues. Emigrimi ilegal është tejet i larte ne rreth 12 mije persona ne vit”, është shprehur Hoti në rrjetin social facebook.

Sipas tij, duhet te adresohen këto probleme ne mënyra që punësimi i femrave te rritet. “Shkurtimi i pushimit te lehonisë vetëm do e rrisë vdekshmërinë dhe incidencen e sëmundjeve tek foshnjat”, mendon ai. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›