Selakoviq: Bisedimet për drejtësinë kanë ngecur përshkak Ligjit për Amnistinë

Ministri i Drejtësisë në Serbi, Nikola Selakoviq, tha se bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit për çështje të drejtësisë kanë ngecur për shkak të, siç tha ai, shtyrjes së dekretimit të Ligjit për Amnistinë, i cili është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Sipas tij, synim i Beogradit është që serbët në Kosovë të kenë organe të drejtësisë të cilave mund t’u besojnë, ku mund të mbrojnë të drejtat e tyre. /Indeksonline/