E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Llashticë dhëndri gjuan mbi mikun

Në fshatin Llashticë të Gjilanit më mbrëmë rreth orës 22:10 minuta një qytetrar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri derisa ishte brenda në shtëpinë e viktimës.

Sipas policisë viktima nuk është qëlluar pasi që plumbi ka goditur televizorin dhe ka depërtuar në mur. I dyshuari A.B, sipas rajonipress është nga Fushë Kosova ndryshe dhëndër i familjes nga Llashtica kurse viktima është V.R.

Sipas policisë dhëndri ka shtënë me pushkë automatike derisa në sallon prezentë ka qenë edhe një grua. I dyshuari(dhëndri), nga Fushë Kosova është në arrati dhe po kërkohet nga policia. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›