E Diel, 1 Nëntor 2026

3 milion euro për fontanë të re në sheshin e Shkupit

Rreth tre milion euro do të harxhohen për ndërtimin e një fontante gjigante të ujit në sheshin qendror 'Maqedonia' në Shkup. Siç mësohet, tenderi është shpallur dhe se tre kompani tashmë janë në garën për të fituar ate.

Përveç fontanes me tre milion eurot do të vendosen pllaka të reja guri në disa pjesë të sheshit, ulëse, shporta mbeturinash dhe ndriçim special. Fontana e ujit do të jetë me dimensione prej 15 metrave dhe se ajo do të vendoset në hapësirën midis Urës së Gurit dhe përmendores së Aleksandrit të Madh.

Tre kompanitë që kanë konkurruar janë "Pellagonia" nga Gostivari me ofertën prej 2, 9 milion euro, "Krin KG" nga Prilepi me 3,7 milion euro dhe "Urban Invest" nga Kavadarci me 3,9 milion euro. (INA)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›