E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hotkemper: Na harroni ne, bëni reformat për veten tuaj

Diplomatët e huaj çdo ditë e më tepër apelojnë se vendi duhet të përshpejtoj me reformat dhe të forcoj ligjet jo për europianët por për të mirën e qytetarëve. Ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Muller-Holtkemper ka deklaruar se Shqipëria ka bërë pak progres ndërsa si arritje ajo ka konsideruar vetëm miratimin në Parlament të kodit të ri elektoral, por ka shtuar se duhet punuar për heqjen e imunitetit dhe reformimim e institucioneve. Nga qyteti i Gjirokastrës ku monitoroi disa prej investimeve gjermane, ambasadorja Holtkemper ndërsa ka komentuar hapa që po bënë Shqipëria në pritje të marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian ajo ka shtuar se vendi duhet të përmirësojë sistemin e drejtësisë dhe të bëjë të mundur zbatimin e ligjit.

Reformat

Carola Muller-Holtkemper deklaroi se reformat në Shqipëri duhet të bëhen për qytetarët dhe jo për të huajt. Përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve. Kështu që, na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj. Krijoni një shoqëri më përfshirëse, një mjedis më komod për institucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e vendit kandidat automatikisht, ka thënë ambasadorja gjermane.
Qëndrimi i Gjermanisë
Ajo ka vlerësuar miratimin e Kodit Zgjedhor dhe ka theksuar rëndësinë që kanë reformat në drejtësi. Sipas saj është shumë e rëndësishme që të përsoset sistemi i drejtësisë për të forcuar një shërbim më cilësor për qytetarët. Ka pasur pak progres, si Kodi i ri elektoral që ka kaluar në Parlament. Qeveria dhe opozita po diskutojnë për të reduktuar apo heqin imunitetin apo reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e drejtësisë, kështu që po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Ne mendojmë që për ne, por më shumë për shqiptarët, është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë. Kjo do të përmirësonte situatën dhe marrëdhëniet mes vetë shqiptarëve, mes institucioneve dhe biznesit, mes institucioneve dhe biznesit të huaj, tha Carola Muller-Holtkemper.

Vajza e Millosheviçit: Shqipëria

e Madhe po bëhet e arritshme

Vajza e ish liderit famëkeq të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, thotë se babai i saj nuk është përgjegjës për luftën dhe akuzon për këtë Tuxhmanin dhe Izetbegoviçin. Ai nuk kishte asgjë të përbashkët me ata, thotë Marija duke shtuar se babai im është vrarë nga Rendi i Ri Botëror dhe se kjo ishte parashikuar që në vitin 2000. Marija në një intervistë për gazetën serbe Novi Standard, Marija thotë për babain e saj se ai çdo punë që bënte, si student, si banakier, si president, si baba, i kryente me përsosmëri. Ajo cilëson fatkeqësi personalitetin e tij superior pasi kjo provokoi zili dhe urrejtje tek të tjerët. Marija lidhur me luftën me ish-republikat e Jugosllavisë, thotë se ajo u nxit nga vetë ato dhe jo Serbia. Kryetar i Presidiumit ishte Stjepan Mesiç, i cili si president i parlamentit kroat tha ne 5 dhjetor 1991: “Unë mendoj se e kam kryer detyrën, Jugosllavia nuk është më.”. Në të njëjtin vit, me 23 dhjetor, Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe filloi një luftë civile. Disa muaj më vonë, Tuxhman në Zagreb ka thënë: “Lufta do të ketë nëse nuk e duan Kroacinë. Ndërkohë që po zhvilloheshin negociata, formuan njësitë e e armatosura. “Dhjetor 1991. Alija Izetbegoviç, tha: “Bosnja dhe Hercegovina e pavarur, unë jam i gatshëm të sakrifikojë për paqe”. Në Bosnje erdhën luftëtarëve të shenjtë nga shumë vende islamike për të krijuar shtetin e parë islamik në Evropë, shprehet vajza e Millosheviçit. Marija nënvizon se lufta për shpërbërjen e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, duke thënë se janë Sanxhaku (Kosova) dhe Vojvodina. Pas marrëveshjes së Dejtonit, ka pasur një takim të vendeve të Evropës Juglindore në Kretë në vitin 1997. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, tha publikisht se Kosova është një problem i brendshëm e Jugosllavisë. Pastaj babai nënshkroi një marrëveshje me Rugovën, thotë ajo për Novi Standard. Ajo thotë se SHBA-të po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët në favor të interesave të tyre ndërsa Millosheviçi u përpoq për të gjetur gjuhën e përbashkët me ta në favor të interesave serbe”. Në fund ajo flet edhe për Shqipërinë e Madhe, gjë e cila thotë ajo po bëhet e arritshme. Një hartë e Shqipërisë së Madhe po bëhet më e arritshme për të gjithë sllavët e jugut të Ballkanit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se rregullat nuk janë për një Serbi të Madhe por po bëhet Shqipëria e Madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›