E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha Aboneja me apo pa karton eshte njesoj e vlefshme

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot, lidhur me shqetësimet që disa operatorë të transportit urban u kanë krijuar qytetarëve që dispononin abone të pashoqëruar me karton. Drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Nereida Hoxha ka theksuar se të gjithë abonetë me apo pa karton janë të vlefshme në të gjithë linjat e transportit, brenda Bashkisë së Tiranës. Znj. Hoxha ka paralajmëruar masa, deri në heqjen e licencës, për të gjithë operatorët që krijojnë shqetësime tek qytetarët.

“Bashkia e Tiranës dëshiron t’i bëjë me dije të gjithë qytetarëve, se të gjithë abonetë e shitura me apo pa karton shoqërues, janë të vlefshme për të udhëtuar në të gjithë linjat e transportit qytetas, brenda bashkisë së Tiranës. Në rast të çdo shqetësimi të krijuar ndaj qytetarëve që udhëtojnë me këto abone, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë të gjithë masat administrative, në përputhje me kontratat e nënshkruara me këta operatorë, duke shkuar deri në ndërprerje të licencës.

Bashkia kërkon të informojë të gjithë qytetarët, që abonetë e emetuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë në përputhje me legjislacionin, të paisura me elementë sigurie, siç është shiriti i ndritshëm dhe shkrimi “Bashkia e Tiranës”. U bëj thirrje përsëri të gjithë operatorëve, që të mos krijojnë asnjë shqetësim për qytetarët që janë të pajisur me bileta të pajtimit mujor, me apo pa kartonin shoqërues”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›