Me shume informacion per mjedisin
Nënshkrimi i Konventës se Aarhusit në vitin 2001 e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që zbatojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut në fushën e mjedisit duke bere qe informacioni që qytetarët kërkojnë për këtë çështje të jetë pjesë e strategjisë së ministrisë së linjës. Në këtë aspekt me bashkëpunimin e Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të Bankës Botërore ajo ka ndërmarrë një projekt të posaçëm me synim zgjerimin e mëtejshme të proceseve, që lidhen me të drejtën e publikut për informim mbi mjedisin dhe forcimin e kapaciteteve të Qeverisë dhe të shoqërisë civile për të zbatuar Konventën e Aarhusit. Objektiv kryesor është dhe forcimi i bashkëveprimit mes shoqërisë civile dhe autoriteteve publike, në lidhje me pjesëmarrjen publike dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës për vendim-marrjet qeveritare. Në këtë pikë bën pjesë informimi për çështjeve mjedisore kombëtare dhe ndërkufitare. Si dhe përmirësimi i rolit të vigjilencës së shoqërisë civile. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në një hark kohor dy vjeçar.
Konventa e Aarhusit e nënshkruar nga 40 vende nga Europa dhe Azia Qendrore cilësohet si më e rëndësishmja në fushën e mjedisit në rang ndërkombëtar. Ajo përfaqëson një seri të drejtash, detyrimesh, rregullash e procedurash për zbatim për shtetet që e nënshkruajnë dhe e ratifikojnë. Ne kete aspekt vendi ynë ka në proces nënshkrimin e një memorandumi mes Ministrisë së Mjedisit dhe 39 lëvizjeve dhe shoqatave ambientaliste në vend.