E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji nepermjet syve te femijeve

Nën këtë moto kryetari i Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimve Sahit Dollapi dhe Zv/ministri i Arsimit Halit Shamata kanë çelur ekspozitën me vizatime të fëmijëve të shkollave nëntë vjeçare nga rrethe të ndryshme. Qëllimi i kësaj ekspozite është rritja e ndërgjegjësimit tek fëmijët për të kursyer dhe ruajtur burimet ujore. Në këtë aktivitet ku ishin të ekspozuara rreth 100 vizatime u përzgjodhën 12 fitues. Ky është i pesti vit radhazi që nëpërmjet metodave interaktive siç janë lojrat dhe aktivitetet e ndryshme, fëmijët përvetësojnë mësimet mbi principet bazë në lidhje me ujin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›