E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Fushata agresive, pjesmarrja e administratës me detyrim

helsinkiTiranë- Komiteti Shqiptar i Helsinkit është duke monitoruar situatën parazgjedhore në vend dhe shumë shejt do të bëjë publik një raport, ndërsa në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje të tij.

Sipas këtij institucioni, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve një pjesë të mirë të vendimeve i ka marrë në mënyrë të njëanshme, ndërsa shprehet se ai është i politizuar.

Jemi të mendimit se gjatë veprimtarisë së tij ky organ ka manifestuar, në disa raste, qëndrime të njëanshme dhe të politizuara, si p.sh në kuadër të miratimit të numrit të zonave zgjedhore dhe mandateve për secilën prej tyre. Pozicionimi politikisht i anëtarëve të KQZ krijoi pamundësi vendimmarrjeje dhe si pasojë dy çështjet e para u zgjidhën, përkatësisht, nga Kolegji Zgjedhor dhe Kuvendi. Përsa i përket vendimit të tretë ai është kritikuar, si jo ligjor, si nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ata vendas, përfshi dhe K.Sh.H. Siç dihet, anëtarët e KQZ-së propozohen nga partitë politike të shumicës dhe opozitës parlamentare dhe përfundimisht zgjidhen nga Kuvendi, duke bërë betimin përpara këtij organi. K.Sh.H mendon se anëtarët e KQZ janë të detyruar të veprojnë në mënyrë të pavarur e të paanshme, duke zbatuar vetëm Kushtetutën dhe ligjin,- thuhet në raport, duke shtuar s enuk mund ti ndërpritej mandati kandidatit të LSI-së në KQZ.

Më tej KSHH shprehet se fushata zgjedhor ka nisur disa muja jshtë fatit të përcaktuar në ligj, ndërs ashtoi se në shumicën e rasteve punonjësit e administratës detyrohen q ëtë marrin pjesë në takimet elektorale.

K.Sh.H e shikon të nevojshme të theksojë se fushata zgjedhore, ndonëse jo zyrtarisht, ka filluar 5-6 muaj më parë se afati i caktuar në ligj. Ajo ka qenë e shoqëruar edhe me probleme. Sipas informacioneve që kanë ofruar mediet, por edhe nga informacioni që kemi marrë nga shtetas të ndryshëm, rezulton se administrata zgjedhore dhe institucionet arsimore, përfshi dhe nxënësit e mitur, janë përfshirë në aktivitete të fushatës, që zhvillohen brenda orarit zyrtar, ose gjatë kohës së mësimit, veçanërisht në rastin e inaugurimeve të objekteve të ndryshme të infrastrukturës, ose mitingje elektorale. Gjithashtu ka të dhëna se ushtrohet presion ndaj punonjësve të administratës shtetërore për të dalë në mitingje ose për të votuar në favor të partive të maxhorancës,- thuhet në deklaratë.

Sipas këtij institucioni, sjellje të tilla cënojnë lirinë e votës, cënojnë standardin e zgjedhjeve, por janë edhe të dënueshme penalisht. KSHH konstaton se fushata aktuale zgjedhore shoqërohet me tone agresiviteti dhe me incidente, të cilat sa vjen e bëhen më të rënda. Sipas tij gjuha e urrejtjes është një karakteristikë tjetër e kësaj fushate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›