E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha: Basha duhet ti presë rrugën buburrecëve që e nxorën PD-në në opozitë

fatos-hoxhaIsh- deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, thotë se kreu i ri i kësaj force politike duhet të ketë shqetësim kryesor analizën e humbjes së 23 qershorit dhe jo uljen e gjakrave brenda partisë.

Sot zoti Basha duket i përqendruar tërësish tek riorganizimi i partisë, tek ulja e gjakrave, të paqtimi.

Unë prapëseprapë mendoj se analiza e humbjes dhe jo paqtimi duhet të jetë shqetësimi kryesor i zotit Basha. Analiza duhet të vijë përpara çdo hapi tjetër politik apo administrativ. Përgjegjësitë dhe përgjegjësit duhet të dalin përpara se të ndërmerren veprime me efekt të paktën katërvjeçar. Kjo që kërkoj nuk është gjueti shtrigash, është përgjegjshmëri, shprehet ai për gazetën Panorama.

Sipas Hoxhës, lidershipi që e nxori Partinë Demokratike në opozitë, nuk mund të jetë më pjesë e Fillimit të Ri.

Nëse unë mund ti sugjeroj diçka, atëherë do ti sugjeroja që pa vonesë ti presë rrugën buburrecëve të pushtetit që shqiptarët i kanë urryer se ishin të korruptuar, se ishin arrogantë, se përbuznin njerëzit, se nuk respektonin hallexhinjtë. Pastaj të largojë me vendosmëri buburrecët që shqiptarët i kanë përçmuar, sepse kanë qenë të paaftë, banalë dhe butaforikë, shprehet Hoxha./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›