E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektorët ndërtimorë të Tiranës qëllojnë me levë qytetarin (VIDEO)

Florenc-HoxhaInspektorët ndërtimorë kanë qëlluar me levë në kokë një qytetar, gjatë aksionit për shembjen e një shtese pranë shkollës Andon Zako Çajupi në Tiranë. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në kryeqytet gjatë një operacioni për shembjen e një shtese pa leje në një subjekt privat në këtë zonë.

Do të ishte një aksion normal për shembjen e një objekti privat, por ka degjeneruar në dhunë fizike, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke terrorizuar opinionin publik.

Pasi ka nisur me ofendime banale mes inspektorëve ndërtimorë dhe një qytetari, debati ka degjeneruar në dhunë duke lënë të plagosur banorin e zonës ku do të kryhej aksioni, raporton A1Report.

Pas sinjalizimit të policisë së Tiranës nga qytetarët, të cilët denoncuan dhunën, forcat e komisariatit numër 4 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e qytetarit dhe 2 personave te tjerë, ndërsa janë marrë në pyetje dhe inspektorët ndërtimorë, të cilët jashtë rregullave të punës, ishin pa uniformë dhe me pantallona të shkurtra, çka lë dyshime nëse janë civilë që përdoren nga kreu i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha, për ti bërë presion qytetarëve.

Në momentin kur banori shoqërohet në makinën e policisë, me urdhër të Florenc Hoxhës, i cili ndodhet aty, qytetari i thotë këtij të fundit: Jam banor i zonës. Nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam ardhur të hap pompën e ujit.

I pyetur për konfliktin, Hoxha u shpreh: Nuk di gjë për konfliktin, por do t’jua sqaroj pasi të marrë informacionin e nevojshëm.

Nuk është hera e parë që zoti Hoxha përfshihet në konflikte të tilla, të cilat edhe më herët kanë degjeneruar në dhunë ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Mësohet se i arrestuari ka thënë se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte shkuar aty për ta hapur pompën e ujit, pasi ishte banor i zonës.

Për ngjarjen e rëndë ka nisur një hetim, pasi dhuna është një rast i përsëritur ne te tilla situata. Pas deklarimeve në polici nga të dyja palët, organi i akuzës do të hetojë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›