Shkodër, kamioni përplas makinën, 1 i vdekur
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Beltoj ku një benz me targa SH 9726 C është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e kamionit.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Aksidentet rrugore vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Në harkun kohor të 24 orëve kanë ndodhur 3 aksidente me pasojë vdekjen e 3 personave.
Pasditen e djeshme në një aksident në aksin Korçë-Dishnicë, gjeti vdekjen një 26-vjeçari Gentian Beshiri i cili po udhëtonte drejt shtetit grek. Ndërsa mëngjesin e së djelës një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Automjet tip Citroen me targa AA789FM doli nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen 23-vjeçari Blerim Bardhoku, ndërsa u plagosën dy shokët e tij 22-vjeçarë, Roland Bitri dhe Teodor Përlleshi.