Hoxha: Mos shpenzoni kot, ndertimet pa leje do t'ju prishen Luljeta Ndoka
"Mos harxhoni para dhe mund kot, pasi te gjitha ndertimet pa leje do te prishen". Kjo ishte thirrja qe u drejtoi dje kryetari i Policise Bahskiake te Tiranes Florenc Hoxha, te gjithe atyre qytetareve, te cilet cojne ndermend te ndertojne ndonje objekt apo shtese te jashteligjshme. Pasi u ka bere kete thirrje, Hoxha ka njoftuar se do te prishen rreth 300 ndertime pa leje, per te cilat jane dorezuar akt-kontrollet. Deklaratat, kryepolici Bashkiak i beri ne Rrugen e Kavajes, pikerisht aty ku rreth 1 muaj me pare nisi prishja e nje ndertese 5-kateshe pa leje, nga e cila nuk ka ngelur me asgje.
Thirrja
Kreu i Policise Bashkiake, Florenc Hoxha ka bere thirrje qe te marre fund mania e qytetareve qe te ndertojne pa leje me shpresen se nuk do te evidentohen, pasi ne te vertete nuk do te ndodhe keshtu. "Aksionet tona do te jene te panderprera dhe do te evidentohen si dhe do te merren masa ndaj cdo abuzuesi", eshte shprehur Hoxha. Ai u ka bere thirrje te gjithe qytetareve qe te denoncojne raste ndertimesh pa leje, qofte edhe shtesash. Ai beri thirrje qe qytetaret te mos harxhojne para dhe mund kot, pasi shpenzimi do te ishte i dyfishte. "Bashkepunoni me Policine Bashkiake, sa here qe konstatohen raste te tilla. Bashkia e Tiranes e ka teresisht nen kontroll territorin e saj dhe do te zbatoje ne menyre rigoroze ligjin. Zbatimi i ligjit eshte ne te mire te te gjitheve", vijoi Hoxha thirrjen e tij. Pergjithesisht, shtesat apo ndertimet e mirefillta pa leje, kane "lulezuar" qe nga koha e fillimit te fushates elektorale, gjate, dhe pas saj. Qindra qytetare te Tiranes apo edhe te ardhur, perfituan nga zgjatja ne kohe e rezultatit te zgjedhjeve vendore dhe nga situata kaotike, per te kryer nje shkelej mjaft te rende ligjore, sic eshte ngritja e ndertimeve pa leje. Duke qene se ne ate periudhe nuk funksiononin strukturat e qeverisjes vendore, e kane pare si momentin me te pershtatshem per te perfituar. Por, ashtu sic edhe e pati lajmeruar kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha, dukuria e "kioskezimit", po goditet fort.
300 ndertimet
Deklaratat, kreu i Policise Bashkiake te Tiranes i beri ne Rrugen e Kavajes, pikerisht aty ku rreth 1 muaj me pare nisi prishja e nje ndertese 5-kateshe pa leje, nga e cila nuk ka ngelur me asgje. "Nje muaj me pare, ketu, kjo hapesire publike ishte zene me nje ndertese 5-kateshe pa leje. Sot, fale vullnetit te Bashkise dhe Policise Bashkiake per te zbatuar ligjin, gjithcka eshte kthyer ne gjendjen fillestare", tha Hoxha. Sipas te dhenave te Policise Bashkiake dhe Inspektoratit Ndertimor Urbanistik te Tiranes, jane konstatuar rreth 300 ndertime pa leje, per te cilat jane dorezuar akt-kontrollet si dhe eshte bere prishja e rreth 30 ndertime apo shtesave pa leje. Prej rreth 1 muaji Policia Bashkiake e Tiranes po ndermerr aksione te diteperditshme, me qellim evidentimin e cdo shkeljeje ligjore dhe marrjen masave ndeshkuese, ne perputhje te plote me kuadrin ligjor. Keshtu, po shtohet nga dita ne dite bilanci i shtesave dhe ndertimeve pa leje qe bllokohen dhe me pas prishen, gjithcka ne baze te procedurave qe parashikon ligji.
Godinat
Autoritetet e policise bashkiake thone se ne listen e ndertimeve pa leje ka nje shumellojshmeri objektesh. Behet fjale qe nga godinat njekateshe, e deri tek ato me mbi tre-kater kate. Por, nuk mundojne as shtesat pa leje, te cilat kane lulezuar ne muajt e fundit.
300 Objekte
Jane konstatuar deri tani pa leje ne zonat e kryeqytetit. Kreu i Policise Bashkiake, Florenc Hoxha tha se per keto objekte jane bere gati akt-kontrollet, dhe se ato jane te siperfaqeve dhe madhesive te ndryshme. Ka mjaft ndertesa 1-kateshe, por nuk mungojne edhe ato mbi 3-kateshe.
Godina 5-kateshe, u bllokua me 10 gusht
Me 10 gusht nisi prishja e nje ndertese 5-kateshe ne rrugen e kavajas, pikerisht aty prej nga u prononcua dje kreu i Policise Bashkiake, Florenc Hoxha. Kjo ndertese ishte bere shqetesim per komunitetin dhe banoret e zones e denoncuan rastin, ne Policine Bashkiake, pas thirrjes qe beri Bashkia, ku i kerkoi qytetareve qe te bashkepunonin me autoritetet, per vendosjen e ligjshmerise ne territorin e kryeqytetit. Madje, burime nga policia Bashkiake thane se ai ndertim pa leje nuk ishte i pari per pronarin por kishte kryer edhe disa ndertime te tjera pa leje ne zona te tjera te Tiranes. Ato jane evidentuar tashme nga inspektorati ndertimor dhe do procedohet ne perputhje te plote me ligjin.