E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi, opozita 'merr ne pyetje' qeverine Rozeta Rapushi

Deputetet socialiste rikthehen sulmues ne Kuvend pas nje bojkoti te tejzgjatur ndaj ketij institucioni. Ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve, kerkesat e perfaqesuesve te Partise Socialiste, u perqendruan tek zhvillimi i interpelancave me ministrat e kabinetit qeveritar, por edhe rishqyrtimi i disa nismave ligjore ne te cilat opozita nuk ka marre pjese ne shqyrtimin e tyre. Te pranishem ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve, te zhvilluar me dyer te mbyllura pas shume kohesh ishin edhe perfaqesuesit socialiste, si kreu i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci, Namik Dokle si dhe Valentina Leskaj dhe Et'hem Ruka. Nenkryetari i Parlamentit, Vangjel Tavo, dha pas mbledhjes detaje mbi kerkesat e opozites ne prag te celjes se ketij sesioni te ri parlamentar. "Palet kane gjetur gjuhen e perbashket persa i perket draft- kalendarit. Opozita ka bere disa kerkesa shume te logjikshme dhe qe jane pranuar totalisht nga maxhoranca. Eshte kerkuar qe te futen ne program, te gjitha kerkesat per seanca pyetjesh apo interpelanca me ministra te ndryshem. Eshte pranuar kjo gje nga ana e maxhorances", u shpreh dje Tavo pas mbledhjes se Konferences se Kryetareve. Konkretisht, ne kalendarin e punimeve te Kuvendit, nuk eshte perfshire asnje interpelance me ministrat e kabinetit qeveritar, per shkak se opozita ende nuk i ka depozituar zyrtarisht kerkesat per zhvillimin e tyre. Me depozitimin e kerkesave nga socialistet, zhvillimi i interpelancave do te mundesohet, pasi maxhoranca e shprehu dje vullnetin e saj per t'i pranuar ato. Kerkesat sipas nenkryetarit te Kuvendit, do te depozitohen gjate kesaj periudhe ne Kuvend dhe me pas do te caktohet kalendari i zhvillimit te tyre. Behet fjale se socialistet do te kerkojne interpelanca pothuajse me te gjithe ministrat e kabinetit qeveritar per ceshtje te ndryshme. Nje strategji e tille e deputeteve te Partise Socialiste, vjen ne nje kohe kur prej dy vitesh kjo force politike ka zgjedhur me se shumti rrugen e bojkotit ndaj Kuvendit por edhe ndaj te gjitha aktiviteteve te tjera parlamentare, komisionet. Nisja e sesionit te ri parlamentar duket se do te sjelle ndryshime me prezencen e socialisteve ne Kuvend. Rikthimin e tyre ne institucione e paralajmeroi ne perfundim te zgjedhjeve lokale, kryetari i selise roze Edi Rama. Seanca e pare plenare do te zhvillohet te henen, ne oren 18:00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›