Arvizu: PS ne Kuvend per reformat Qamil Xhani
Partia Socialiste duhet te marre pjese ne Kuvend dhe duhet te kontribuoje per reformat integruese te vendit. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Aleksander Arvizu gjate nje takimi te zhvilluar me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Pas takimit, ambasadori tha se ka folur me kryetarin e PS-se per kthimin e opozites ne Kuvend dhe per axhenden e saj. "Mendoj se eshte shume konstruktiv, mendoj se Parlamenti duhet te jete forma kryesore e diskutimit rreth axhendes kombetare, por ju e dini, se ligjet, procesi ligjor eshte vetem njera ane. E lashe z.Rama te me shpjegonte se cila ishte axhenda e tij legjislative, apo taktika qe do te ndjeke, dhe ky eshte vendimi i tij dhe jo vendimi im, apo i komunitetit nderkombetar, por sic e thashe kam nje ndjesi te mire rreth te kesaj", tha dje ambasadori Arvizu. Ai ka shtuar se duhet qe te shihet sesi opozita do te veproje, ndersa theskoi se eshte e rendesishme permbushja e reformave integruese."Une mendoj se eshte ne favor te axhendes se reformave te axhendes se integrimit, por me duhet t'ia le zotit Rama ta pershkruaje se si ai do ta beje kete, por mendoj se ne te gjithe po flasim per te njejten gje dhe kjo eshte e rendesishme", tha dje Arvizu. Nderkohe qe pas takimit qe zgjati rreth nje ore ne seline e PS-se, Zyra e Shtypit e PS-se njoftoi se biseda mes Rame dhe Arvizut takimi kishte ne qender te vemendjes kursin e ri te selise roze. "Kryetari Edi Rama e njohu ne detaje ambasadorin Arvizu me kursin e ri politik te bere publik nga partia me e madhe ne vend gjate mbledhjes se fundit te Asamblese se saj Kombetare, si edhe me qendrimin e Partise Socialiste lidhur me disa shqetesime me interes kombetar e publik", thuhet ne deklaraten e Partise Socialiste. Gjate takimit, ambasadori shoqerohej dhe nga shefja e re e Sektorit Politik dhe Ekonomik te ambasades amerikane Jenifer H. Moore. "Bashkebiseduesit rane ne nje mendje jo vetem per rendesine e kontributit te seciles pale qe parlamenti te funksionoje si duhet, por edhe per nevojen qe ligjet te zbatohen dhe te mos mbeten vetem ne leter", thuhet ne njoftimin e Partise Socialiste. Nga ana tjeter, kryetari i PS-se, Edi Rama e falenderoi edhe njehere ambasadorin e SHBA per kontributin publik ne ndihme te procesit zgjedhor te 8 majit dhe i uroi pune te mbare ne Shqiperi shefes se Sektorit Politik dhe Ekonomik te ambasades amerikane.
Apeli per pakti kombetar
Diplomati amerikan kerkoi pak dite me pare nga palet politike angazhimi me te madh per te miratuar reformat ne Kuvend. Ai ka theksuar se kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare. "Eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare", tha ai. Arvizu ka sjelle ne vemendje dhe shembullin e vendeve te tjera qe kane arritur te permbushin reformat ne rajon. "E di qe njerezit thone se eshte e veshtire se ka ndasi politike, por fqinjet si Sllovenia dhe Kroacia e kane kaluar kete hendek, nje menyre qe te ecin drejt integrimit europian dhe nuk ka asnje arsye pse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi. Kjo u perket aktoreve politike, qe te kene bindje dhe angazhim, por edhe shqiptaret duhet t'ua kerkojne lidereve te tyre", ka thene Arvizu.