Fushata, Meksi në njësinë 7, prezanton programin e LZHK
Kandidati i LZHK, Meksi ka takuar banorë të njësisë 7 në kryeqytet. Në këtë takim, Meksi prezantoi pikat në të cilët fokusohet program i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Ai e vlerësoi LZHK si një subjekt politik që do përmbush premtimet.
TIRANE- Njësia 7-të në Tiranë ka qenë ndalesa e radhës e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë në këtë fushatë elektorale. Në takimin me banorët e zonës kandidati Aleksandër Meksi prezantoi pikat kryesore në të cilat fokusohet programi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë. Ai e vlerësoi LZHK-në si një subjekt politik i cili do të përmbush me sukses ato që premton. “Ne me programin tonë kemi kërkuar dy gjëra, që lidhen me drejtësinë dhe rendin. E para është që të ketë hetues dhe prokurorë privat që nuk janë të shtetit dhe nga ana tjetër xhandarmaria, është një polici e cila vjen nga forcat ushtarake të armatosura”- theksoi Meksi. (a.r/news24/balkanweb)