E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha publikon shpenzimet e drekave dhe darkave të pushtetarëve

Këshilltari i LDK-së Ridvan Hoxha ka demantuar të dhënat e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Finacave, rreth shpenzimeve të buxhetit për dreka, darka dhe shpenzimeve të tjera për vitin 2012. Ai tha se raporti i kësaj drejtorie është spekulativ, raporton PrizrenPress.

“Në kundërshtim me raportin zyrtar Drejtoria e Financave spekulon dhe mashtron opinionin publik se kinse kanë pasur shpenzime luksi më të vogla, të dhëna këto të cilat nuk përputhen në asnjë pozicion buxhetor të paraqitur në dokumentin zyrtar të paraqitur para këshilltarëve të Kuvendit Komunal Prizren me datë 4.04.2013”, tha Hoxha .
Sipas tij, publikimi i këtyre të dhënave nga Drejtoria e Ekonomisë, tregon qartë se Administrata e Prizrenit është përfshirë në një anarki totale.
“Kjo na jep të kuptojmë se nga anarkia totale që e ka kapluar Administratën komunale të Prizrenit, që një kohë të gjatë e sidomos pas ngritjes se aktakuzës, kur kjo qeveri përfundimisht ka humbur orientimin në hapësirë e kohë”, tha Hoxha.

Ai ka krahasuar të dhënat zyrtare me atë të publikuar nga Drejtoria e Finacave dhe Ekonomisë. “Shifrat spekulative të drejtorit të Ekonomisë dhe Financave nuk përputhen me asnjë raport zyrtar të ndonjë drejtorie komunale: administratës, shëndetësisë, arsimit as në Prizren e as të ndonjë komune fqinje Dragash,Malisheve etj. Është për t’u çuditur nga dolën këto shifra dhe përse pas raportit publik-zyrtar të paraqitur para këshilltarëve komunal”, tha Hoxha.

Sipas tij edhe shpenzimet e buxhetit për vitin 2011 janë bërë me të njëjtën formë me qëllim spekulimin e opinionit për mënyrë e fshehjes e realiteti se si keqpërdorën për luks taksat e qytetarëve të varfër të komunës së Prizrenit./Indeksonline/ 

Shpenzimet sipas kategorive-Përshkrimi i pozicioneve

Raporti i Drejtorisë për Financa 2012 publikuar ne ËEB-faqen e K.K. Prizren

Raporti zyrtar 2012 i Drejtorisë për Financa raportuar në seancën e datës 04.04.2013 ne K.K Prizren

1.

Dreka Zyrtare

18,042.69 €

61,861.30 €

2.

Karburante për gjenerator dhe ngrohje

96,719.16 €

178,391.83 €

3.

Karburante për vetura

38,880.00 €

246,38.00 €

4.

Telefonia fikse

25,233.73 €

40,685.37 €

5.

Telefonia Mobile-Vala

20,081.99 €

41,021.10 €  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›