E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë sulmesh në Irak, 38 të vrarë

Së paku 38 persona kanë humbur jetën nga një valë e sulmeve me bomba, që ka godtiur të hënën zonat shiite të Irakut.

Policia bën të ditur për vrasjen e 18 njerëzve dhe plagosjen e 42 të tjerëve nga shpërthimi i makinës bombë në qytetin Amarah. Një tjetër makinë bombë në Divania ka vrarë nëntë njerëz, ndërsa ka plagosur 23 të tjerë. Gjashtë njerëz po ashtu janë vrarë nga shpërthimi në qytetin Mahmudia. Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Mbi 200 njerëz janë vrarë në dhunën e javës së kaluar në Irak.

Kryeministri Nuri al-Maliki ka thënë se konflikti në Siri ka ndikuar në përhapjen e “erës së sektarizmit” edhe në Irak./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›