Hoxhaj: Deutsche Welle, zëri i të vërtetës

Gjatë takimit, Hoxhaj ka vlerësuar rolin e fuqishëm që “Deutsche Welle” ka luajtur për informimin e qytetarëve të Kosovës, veçmas gjatë periudhës së luftës, me transmetimet e saj,
Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar rolin e “Deutsche Welle” për emancipimin dhe përhapjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe shoqërisë së hapur në rajonin tonë.
“Deutsche Welle dhe qenë dhe vazhdon të jetë zëri i të vërtetës dhe i informimit të drejtë për qytetarët e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, theksoi Hoxhaj.
Christian Gramsch, drejtor i programit në “Deutsche Welle”, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Verica Spasovska, Vilma Filaj-Ballvora e Bekim Shehu, e ka njoftuar Ministrin Hoxhaj për punën e transmetuesit ndërkombëtar gjerman, duke shpalosur edhe projektet për të ardhmen të “Deutsche Welle”.