E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj Europa me shume presion ndaj Serbise


Në një takim me homologun e tij austriak, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i kërkoi vendeve të Bashkimit Europian të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë, për të realizuar tërheqjen e trupave të saj paramilitare nga veriu i Mitrovicës.

Siç raportoi “Telegrafi” ditën e martë, Hoxhaj vlerësoi në praninë e Michael Spindelecker, njëkohësisht zëvendëskancelar, se Viena mund të luajë një rol aktiv edhe në liberalizimin e vizave për të gjithë shtetasit kosovarë apo njohjen ndërkombëtare të shtetit.

“Austria ka dërguar gjithmonë sinjale të forta në përkrahje të Kosovës dhe ka kërkuar që ky shtet të trajtohet si të gjithë fqinjët e tij. Përsa i përket vizave, është e qartë që edhe kosovarët do të lëvizin të lirë, por rruga deri atje do të kalojë nga përmbushja e disa kritereve të domosdoshme. E rëndësishme është që Europa është e gatshme në këtë proces”, deklaroi numri dy i qeverisë austriake.

Nga ana e tij, Ministri Hoxhaj theksoi: “Nuk ka asnjë shtet tjetër në Europë, përveç Serbisë, që përmes grupeve paramilitare, strukturave ilegale mundet të administrojë një pjesë të territorit të një shteti tjetër. Ne kemi kërkuar përkrahjen e Austrisë dhe Europës në mënyrë që t’i bëhet Serbisë më shumë presion, që këto struktura të largohen nga Kosova. Diçka e tillë do t’i hapte rrugën integrimit të serbëve sipas planit të Ahtisaarit”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova PE: 5 shtetet të njohin Kosovën
Në të njëjtën kohë me dialogun Prishtinë-Beograd në ambientet e Këshillit të BE, në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek paraqiti projekt-rezolutën e radhës për Kosovën. BE: Jo ndarjes së Kosovës
E pyetur nëse është në dijeni të deklaratave që vijnë nga serbët e veriut të Kosovës për shpallje të pavarësisë , Maja Kocijancic, zëdhënëse e Pëerfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Kethrin Ashton, përsëriti qëndrimin e njohur të Bashkimit Europian. Serbët e Veriut, “gati pavarësinë”
“Në kufi të konfliktit”, është titulli i një shkrimi në prestigjiozen ‘The Ekonomist’. Ky titull mbase i përgjigjet situatës së krijuar në Mitrovicën e veriut veçmas pas 25 korrikut dhe jo vetëm.
Leposavic, pranga agjentit të policisë
Një oficer i policisë së Kosovës është arrestuar një ditë më parë në Mitrovicë, pasi ka kërcënuar me armë një kolegun e tij. Mitrovicë, tubim i qetë tek Kroi i Vitakut
Një tubim i qetë është mbajtur të martën në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë banorë serbë.

Lajmet kryesore

HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Kanë rëndësi strategjike, vlerësohen si “pasuri kombëtare”
Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Policia ndalon Likën e Ruçin
Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi
Doganat: Nuk i ndalojmë dot rishitjet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›