PE 5 shtetet te njohin Kosoven

Në të njëjtën kohë me dialogun Prishtinë-Beograd në ambientet e Këshillit të BE, në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek paraqiti projekt-rezolutën e radhës për Kosovën.
Një prej avokateve më te mira të vendit në Bruksel, përvec thirrjeve për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE që nuk e kanë bërë ende, nuk heziton të fshikullojë përgjegjësit në vend për zgjedhjet, korrupsionin dhe krimin, lirinë e medias, etj.
"I bëj thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën që ta bëjnë këtë, si dhe e bëj shumë të qartë se ndarja, pra që veriu i Kosoves t'i hiqet territorit të vendit, nuk është opsion. Në raport shpreh keqardhje që Kosova ka humbur më shumë se një gysëm viti për shkak të zgjedhjeve pjesërisht të manipuluara, për shkak të kohës së gjatë deri kur u formua parlamenti, deri kur u zgjodh presidenti dhe deri kur u formua qeveria. Për këto arsye nuk kemi parë shumë zbatim në fushat që kërkohet. Unë i kërkoj gjithashtu qeverisë së Kosovës që të përparojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të ketë gjyqtarë të pavarur si dhe të sigurohet pavaresia e gjykatësve dhe pavarësia e medias, por edhe të punojë fort në ndërtimin e shoqërisë civile dhe në bashkëpunimin me të", tha raportuesja e PE për Kosovën, Ulrike Lunacek.
Projekt-rezoluta e Lunacek do t'i nënshtrohet amendamenteve të ndryshme dhe diskutimeve në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian, para votimit në seancë plenare, në muajin mars.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova BE: Jo ndarjes së Kosovës
E pyetur nëse është në dijeni të deklaratave që vijnë nga serbët e veriut të Kosovës për shpallje të pavarësisë , Maja Kocijancic, zëdhënëse e Pëerfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Kethrin Ashton, përsëriti qëndrimin e njohur të Bashkimit Europian. Hoxhaj: Europa, më shumë presion ndaj Serbisë
Në një takim me homologun e tij austriak, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i kërkoi vendeve të Bashkimit Europian të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë, për të realizuar tërheqjen e trupave të saj paramilitare nga veriu i Mitrovicës.
Serbët e Veriut, “gati pavarësinë”
“Në kufi të konfliktit”, është titulli i një shkrimi në prestigjiozen ‘The Ekonomist’. Ky titull mbase i përgjigjet situatës së krijuar në Mitrovicën e veriut veçmas pas 25 korrikut dhe jo vetëm.
Leposavic, pranga agjentit të policisë
Një oficer i policisë së Kosovës është arrestuar një ditë më parë në Mitrovicë, pasi ka kërcënuar me armë një kolegun e tij. Mitrovicë, tubim i qetë tek Kroi i Vitakut
Një tubim i qetë është mbajtur të martën në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë banorë serbë.
Lajmet kryesore
HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Kanë rëndësi strategjike, vlerësohen si “pasuri kombëtare”
Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Policia ndalon Likën e Ruçin
Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi
Doganat: Nuk i ndalojmë dot rishitjet