Hoxhaj: Kosova rrëfim i suksesshëm

“Në pesë vjetët e fundit, kemi ndërtuar një shtet nga themelet, kemi ndërtuar institucionet demokratike, sistemin arsimor, sistemin social dhe shëndetësor dhe kemi krijuar bazën për një zhvillim ekonomik”, ka shtuar ai.
Hoxhaj ka theksuar se tani janë krijuar parakushtet për më shumë sovranitet dhe më shumë përgjegjësi.
“Pas largimit të mbikëqyrjes, nuk do të ketë kurrfarë vakuumi, por këtu do të ketë institucione të cilat do të qeverisin vendin, në mënyrë që të përmirësohet gjendja politike, por edhe ekonomike. Agjenda e vetme pas përmbylljes së mbikëqyrjes janë proceset integruese”, ka theksuar ai.
Ministri Hoxhaj ka thënë për radion gjermane se vendimi për largimin e mbikëqyrjes, do të ndryshojë natyrën e shtetësisë sonë, do të kemi më shumë sovranitet, në të njëjtën kohë me shumë përgjegjësi.