Kosova nuk mund ta kushtëzojë dialogun me Serbinë

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Kështu ka deklaruar ish-i burgosuri politik Adem Demaçi.
“Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me ata të Serbisë, por pa rrezikuar interesin fondamental të shtetit dhe qytetarëve të saj. Kosova ka shumëçka të kërkojë nga Serbia”, ka deklaruar Demaçi në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.
Sipas Demaçit, Qeveria duhet të përgatitet për bisedime ofensive, e jo të mbrohet apo dikush tjetër t’ia përgatit agjendën. Sipas tij, vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjerë dëshmon se nuk ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë.