Shuhen edhe dy nëndegë të PDK-së

Edhe dy nëndegë të PDK-së nga komuna e Malishevës kanë njoftuar për ndërprerjen e aktivitetit të tyre.
“Pas shqyrtimit dhe analizës së gjendjes së krijuar në Malishevë, nëndegët e PDK-së në Carrallukë dhe Temeqinë morën këtë vendim: Të shuajmë këto nëndegë dhe t’i bashkohet Iniciatives Qytetare për Malishevë”, thuhet në njoftimin e këtyre dy nëndegëve.
Ndërkaq dje për shuarjen e aktivitetit të tyre kishin njoftuar edhe nëndegët e Banjës dhe Astrazupit të po kësaj komune./Indeksonline/