E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Serbia e ka ditur se çfarë ishin parametrat tona

Minsitri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia nuk është dashur të shpresojë diçka më shumë sepse i ka ditur parametrat nga konkluzat tona, të cilat nuk pranonin ‘Republika Srbska” dhe status special për veriun.

“Ne kemi pritur që Beogradi do t’i thotë po marrëveshjes. Ka pasur mesazhe nga delegacioni serb që do të pranohet kjo marrëveshje”, ka thënë Hoxhaj në KTV.
Ai ka thënë se Kosova ka mbështetjen e BE-së.
“Baronesha Ashton në mënyrë eksplicite e bën përgjegjës Beogradin për mosarritjen e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Hoxhaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›