UFO-t nuk pranohen në Kosovë

Ekzistenca e jashtëtokësorëve të njohur si UFO, mbase dhe është imagjinatë ireale e tokësorëve por pritni pak. Ata kanë zbritur me dhjetra herë në botën kinematografike. Veç, në Hollivud!
Në Kosovë, gjegjësisht në festivalin prestigjioz të filmit të shkurtër NineEleven i cili tashmë ka në vitrinë një çmim “Sundance”, ata kanë ateruar veç në letër, në skenaret e autorëve kosovar.
Por bordi i Festivalit nuk u ka dhënë dritën jeshile të dalin në jetë. Të paktën, jo në edicionin jubilar që mbahet sivjet.
Në mesin e 40 skenareve, bordi ka vendosur t’i mbështesë 10 sosh që pritet të bëhen filma me buxhet të festivalit. Ndërkohë që sivjet vërehet një numër i madh i skenaristeve femra.
Temat që trajtojnë këto skenare janë nga më të ndryshmet. Që nga problemet më të rënda sociale që vijne si pasojë e luftës dhe varfërisë, korrupsionit e padrejtesitë, thuhet në komunikatën për media të festivalit.
Më poshtë po ju sjellim listën e fituesve:
- Agonia (Esat Fejza)
- Burri (Ben Apolloni)
- Rrota (Fisnik Muji dhe Dituri Neziraj)
- Kulmi (Agron Gerguri)
- Faji i pafaj (Sarande B. Rugova)
- Porosia (Shqipe Kadriu)
- Rrobaqepsja (Arlinda Morina)
- Ça me bo (Biroll Urcan)
- Lucky Number 1313 (Artan Korenica)
- Rosa (Lumturije Arifaj)
Lista e skenareve rezervë:
- Mos Parko (Zana Radogoshi)
- Dita e pare e lypsit (Ag Apolloni)
- Shadow (Blerdi Malushi dhe Fitore Rubovci)
- Ata (Emilio Leka)
- Armati (Naser Shatrolli)