E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicion për tri orë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Shefki Gashi, ka thënë se lideri i kësaj partie, akademik Nexhat Daci, ka vepruar krye në vetë për çështjen e koalicionit me AAK-në.

Sipas Gashit, koalicioni AAK- LDD është bërë brenda tri orëve.

“Daci ka bërë një koalicion të shpejtë pa marrëveshje me kryesinë e ngushtë, nënkryetarët dhe pa organet e tjera drejtuese të partisë. Bre burrë, ky koalicion është vërë për tri orë”, ka deklaruar Gashi për Epoka e re.

Gashi ka bërë me dije se fraksioni brenda LDD-së do të bëjë përpjekje për të bashkëpunuar me LDK-në./Indeksnoline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›