Privatizim i PTK-së, ofertat hapen sot

Komiteti për Privatizim të PTK-së sot rreth orës 13: 20 pritet t’i hapë ofertat financiare të dy konkurrentëve për privatizim të 75 për qind të aksioneve të “Valës” dhe Telekomit të Kosovës. Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka dhënë përgjigje zyrtare për detajet e hapjes së ofertave dhe rreth hetimeve të mundshme rreth dy konkurrentëve që janë në garë.
Ndërkohë, në garë janë dy oferta për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, kompania “M1 International” dhe “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies”. /Indeksonline/