Hoxhaj: Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën
Takimi në mes të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit serb Ivica Daçiq është në mandatim me Kuvendin e Kosovës, kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit për bisedimet me Serbinë, për shkak të kaluarës së rëndë në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe jo sepse ka frikë të marrë këtë përgjegjësi.
"Ne presim që deri në fund të nëntorit, para krishtlindjeve të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel", tha Hoxhaj në KlanKosova.
Hoxhaj ka garantuar se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, pa pranuar realitetin e Kosovës së pavarur transmeton Indeksonline.