Serbia në përgatitje të platformës për bisedime

Kryetarja e komisionit parlamentar serb për Integrime Evropiane, Milica Delevic ka thënë se platforma për bisedime në mes Prishtinës dhe Beogradit nga qeveria serbe është duke u përgatitur.
Ajo ka përshëndetur takimin në mes dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se shërben për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
“Është e rëndësishme se tani nga qeveria serbe është duke u hartuar platforma e cila do të përdoret në bisedime e ardhshme Kosovë- Serbi. Ndërsa takimi në mes të Daçiç dhe Thaçi ka ndihmuar në normalizimin marrëdhënieve në mes dy vendeve. Qeveria e Serbisë pret një konsensus të gjerë në dialogun me Prishtinën”, ka thënë ajo gjatë një konference për zhvillim ekonomik në Beograd.