Surroi e quan regjim qeverisjen Thaçi
Kreu i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi mendon se Kosova po hynë në dialogun politik e pa përgatitur dhe duke u fshehur nga opinioni publik .
Surroi nuk e sheh gabim në vete takimin e Kryeministrit Hashim Thaçi me Kryeministrin serb Ivica Daçiq.
Surroi thotë se nuk ka garanci që në këto bisedime nuk do të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës dhe se sipas tij kjo ka ndodhë edhe më herët. Ai nuk ka nguruar që ta quajë regjim qeverisjen e kryesuar nga Thaçi.
Sipas Surroit Serbia do të mundohet të zgjasë sa më shumë prosecin e dialogut me Kosovën, transmeton Indeksonline.