E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Thaçi-Daçiç pritet të dorëzojnë në Bruksel planin e implementimit

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka deklaruar se kryeministrat Thaçi e Daçiç sot pritet që të dorëzojnë në Bruksel propozimet konkrete mbi planin e zbatimit të marrëveshjes. 

Burime jo zyrtare, bëjnë me dije se sot pritet të mblidhet Qeveria e Kosovës për t'a diskutuar këtë plan e më pas do t'ia dorëzojnë kryediplomates Ashton.

Ndërsa kryeministri Daçiç ka paralajmëruar se sot ose nesër do të mblidhet qeveria e Serbisë, e cila pritet të vendosë për tekstin e propozuar të planit për zbatimin e marrvëshjes së arritur në Bruksel dhe ashtu siç është parashikuar, deri në fund të javës do t'ia dërgojnë përgjigjjen me shkrim baroneshës Ashton.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›