Peshkopi, Berisha-Ramës: Dibranët do të të lënë përjetësisht në autobus
PESHKOPI- Në vijim të axhendës elektorale, kryeministri Sali Berisha i pranishëm në qytetin e Peshkopisë ka prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Jemi këtu tha kreu i qeverisë, “për tu premtuar, zotuar para jush se së bashku me kandidatët e këtij qarku do bëjmë gjithçka për Dibrën e zhvilluar, për Dibrën Europiane. Mbështetja juaj, mandatet tuaja kanë qenë të një rëndësie shumë të madhe në realizimet tona që bashkë kemi arritur në këto vite. Dibra dhe shqiptarët e bënë vendin e tyre anëtar të NATO-s, ne ia dolëm të firmosim marrëveshjen e stabilizim-asocimit me BE, ia dolëm të heqim vizat dhe të lëvizim të lirë. Ne merituam statusin e vendit kandidat, mundi, djersa dhe puna juaj ka bërë të mundur që të ndërtohet 500 km rrugë në qarkun tuaj, 80 ujësjellësë e kanalizime, 92 shkolla e kopshte, qindra kilometra kanale vaditëse dhe kanalizime, janë subvencionuar nga grantet e qeverisë mbi 2100 fermerë”, tha Berisha më tej.
Më tej kryeministri sqaroi para dibranëve arsyet pse nuk ka përfunduar ende rruga e Arbrit, ndërsa premtoi se ajo do jetë gati brenda dy viteve të ardhshme, nëse qeveria merr mandatin e ri. Një premtim tjetër i kreut të qeverisë, ishte ngritja e një universiteti.
“Ju dhe unë kemi edhe një ëndërr të bukur, Rrugën e Arbrit, rrugën e dytë të kombit. Por këtu dua të jem me ju i sinqertë sic jeni ju me mua. Rruga e Arbrit do kishte përfunduar nëse nuk do na dilte një problem serioz gjeologjik me tunelin e Murrizit. Kjo e bënte të pamundur ndërtimin e tunelit, u detyruam të projektojmë në një kuotë 120 metra larg kuotës ekzistuese. Vepra më e parë e dy viteve të para të mandatit të ri do jetë tuneli i Murrizit, rruga e Arbrit e boshti i Jugut. Miqtë e mi jam këtu për tu dhënë fjalën se shumë shpejt do të ngremë universitetin e Dibrës. Universitetin më të madh të standarteve më të mira”, tha Berisha.
Edhe në nga ky shesh, kreu i qeverisë lëshoi një mesazh tjetër për kreun e opozitës. Sipas Berishës Rama ka ardhur në Peshkopi për të përçarë, por harron se dibranët nuk mund të pajtohen me bllokimin që ai i ka bërë integrimit, sic nënvizoi Berisha.
“Më lejoni t’i coj një mesazh shokut Rama, që erdhi në Peshkopi si përcarës sepse platforma e tij është vetëm përçarja. Ju tha se Berisha ju ka injoruar, shkon në Berat ju thotë që uën investoj vetëm në veri. Për këto do ia jepni përgjigjen ju vetë. Erdhi këtu dhe ju thotë socialistëve të Dibrës, ju demokratët ju japin raki me sheqer dhe ju votoni të dehur. Zoti Rama dije se dibranët demokratë dhe socialistë kanë dy tipare të spikatura, të mencur dhe punëtarë. Ti që mendon se i mashtron, gabon, nuk mund të pajtohen me ty, sepse t’i shkelmon me papërgjeshmërinë më të madhe mbi aspirtat e tyre europiane. Nuk mund të pranojmë aktet e tua dibranët dhe dibranët nuk mund të pranojnë asnjë mashtrim tuajin, janë të vendosur që më 23 qershor t’i japin Shqipërisë mandatin e pestë. Do të japin ty leksionin, do të të lënë përjetësisht në autobus”, shtoi ai.
Më tej kryeministri i vendit u shpreh, “Ju bëj thirrje të bëjmë gjithçka për këto javë që kanë mbetur, të trokasim në cdo zemër, në cdo portë të paraqesim projektet tona”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Rama i quan nxënësit dele, ofendon mësuesit. Trojet e shkollave i bëri pallate Rama-Berishës: Mos merr në qafë drejtorët e shkollave!