‘Skandali i pikturave në Korcë’, shtyhet seanca ndaj Sotiraq Xegës
KORÇË- Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Sotiraq Xegës, ish-përgjegjës i galerisë ‘Guri Madhi’ në Korcë, për skandalin e pikturave. Shkak për shtyrjen është bërë, paraqitja e një tjetër raporti mjekësor ku deklarohej se gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar.
Procesi u pezullua tre muaj më parë ndaj Xegës, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, ndërkohë që disa ditë më parë gjykata pushoi cështjen ndaj Vladimir Topit, drejtor i Qendrës Kulturore të Korcës, i cili u shpall i pafajshëm për cështjen e vjedhjes së veprave të artit, mes të cilave edhe pikturat e artistit të madh Vangjush Mio.
(e.m/News24/BalkanWeb)