E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj-Topi: Mbështesim bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Presidenti Topi, ka vlerësuar qëndrimin e institucioneve kosovare për konsolidimin si një shtet i pavarur. Gjtihashtu Kreu i shtetit e ka quajtur si një marrdhënie model në rajon bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën.
 

Topi tha se ka ndjekur me vëmendje cdo ngjarje të ndodhur në Kosovë. Numri 1 i shtetit, ka garantuar mbështetje dhe angazhimin e Shqipërisë për njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa Ministri Hoxhaj e informoi Kreun e Shtetit shqiptar mbi strategjinë integruese të Kosovës si dhe për zbatimin përfundimtar të Planit Ahtisaari.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›