E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek kundër aksionit të Vetëvendosjes

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, shprehet kundër aksionit të lëvizjes Vetëvendosje e cila do të mbahet ditën e shtunë.

Për të, ky aksion dëmton imazhin dhe rrugën evropiane të Kosovës, ndërsa ka kërkuar nga Vetëvendosje që të anuloj këtë aksion.

Vërtetë do të kërkoja nga Vetëvendosje që të anulojë këtë aksion. Kjo nuk na ndihmon aspak neve në BE që e duam Kosovën më afër BE-së dhe Serbinë me marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës. Ky aksion nuk na ndihmon aspak drejtë këtij qëllimi, ka thënë më tej ajo.

Lunacek është eurodeputetja e dytë, e cila bënë thirrje që ky aksion të mos zhvillohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›