E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi thirrje Vetëvendosjes

Pas reagimit të ardhur nga Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek, i mënjëhershëm ka qënë dhe qëndrimi nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në lidhje me protestën e Vetëvendosjes.

Krasniqi, u ka bërë thirrje drejtuesve të kësaj lëvizjeje “të mos i kalojnë të drejtat kushtetuese e ligjore që janë të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Partitë, si subjekte në institucionin më të lartë përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës të jetës publike, shoqërore e institucionale, janë të detyruara të kontribuojnë dhe ndihmojnë në sundimin e rendit e të ligjit, në sigurinë dhe stabilitetin politik të shtetit tonë të ri”, thuhet në deklaratën e Krasniqit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›