E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi- Hoxhaj: Dënojmë dhunën e strukturave paralele serbe

Ngjarjet dhe arritjet në Kosovë kanë qënë temë diskutimi mbajtur ditën e sotme ndërmjet presidentit Bamir Topi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Presidenti Topi rithekson angazhimin dhe mbështetjen maksimale të shtetit shqiptar si për njohjet e mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare sikundër dhe për ofrimin e përvojës në proceset integruese që ka nisur tashmë.

Të dy ndanë pikëpamjen e përbashkët për domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve institucionale politike dhe ekonomike mes dy vendeve tona. Topi e siguroi Ministrin Hoxhaj për mbështetjen e plotë tek partnerët ndërkombëtarë për realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sa i takon situatës në veri të Kosovës, Topi vuri në dukje faktin se shteti shqiptar ka dënuar ashpër dhunën e strukturave paralele serbe, duke kërkuar dhënien fund menjëherë e përfundimisht mbështetjes dhe financimit të këtyre strukturave, që cënojnë stabilitetin dhe paqen në rajon.

Ne mbështesim bisedimet Kosovë-Serbi për çështje teknike dhe praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, – nënvizoi Presidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›