E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj kërkon përkrahjen e Norvegjisë për proceset integruese

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin norvegjez për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks te veçantë për avancimin e fuqishëm të proceseve integruese evropiane.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që Norvegjia ka dhënë dhe po jep për Kosovën, duke kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme në proceset eurointegruese si dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi vullnetin e Qeverisë për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, vlerësoi progresin e madh që është arritur në Kosovë.

Ambasadori Braathu shprehu përkrahjen e mëtutjeshëm të Norvegjisë për proceset integruese të Kosovës, si dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›