E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në flagrancë kosovari derisa po dilte nga shtëpia e huaj

Kosovari 32 vjeçar i kapur duke dalë nga dritarja e dhomës së shtëpisë së huaj, kishte qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Në Olten të Zvicres është kapur në flagrancë një person, deri sa po provonte të hynte në një shtëpi përmes dritares gjysmë të hapur.

Atë po e vëzhgonte një person nga fqinjesia i cili e pastaj e ka alarmuar policinë. Kjo e fundit ka ardhur në vendin e ngjarjes me disa patrulla dhe ka arrestuar kosovarin 32 vjeçar i cili, siç u konstatua më vonë, kishte qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Policët e kanë kapur atë në kohën që ai po dilte nga shtëpia e huaj përmes dritares, shkruan azonline.ch, transmeton albinfo.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të dielës, rreth orës 5.30.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Solothurnit, kosovari po mbahet në paraburgim për hetime të mëtejme./Indeksaonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›