Lëvizja Shqipëria e Re, vijon turin për forma punësimi

Tryezat e rrumbullakëta te Lëvizjes Shqipëria e Re kanë vijuar ne qytetet e Gjirokastres, Tepelenës e Ballshit me tematikën "Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe prespektiva 2012-2021". Në këto takime me banorët u diskutuan probleme të ndryshme që shqetësojnë qytetet e tyre.
Në Tepelene u vu theksi tek punësimi, ku të rinjtË propozuan që të ketë më shumë nxitje të këtij sektori në subjektet private apo më shumë investime në turizëm.
Ndërsa për arsimin ata kërkuan që të ketë përmiresim të kurrikulës mësimore dhe infrastrukturës. Në qytetin e Balllshit përveç diskutimeve mbi punësimin në sektorin e nxerrjes së naftës, që është një nga sektorët e vetem të zhvilluar në këte zonë, u kërkua më shumë investim në arsim.
Në qytetin e Gjirokastres të rinjtë u shprehën se duhet që instuticionet përkatëse të merren me restaurimin e shtëpivë muze, pasi ky qytet është një pasuri më vete.
Sipas të rinjvë është fatkeqësi që në këte 100 vjetor pavarësie të shtetit, të mungojnë aktivitetet kulturore në nder të datave apo figurave të caktuara.