Hoxhaj në New York, për në mbledhjen e KS-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së.
Këshilli i Sigurimit ka pranuar kërkesën e Serbisë për një takim urgjent në lidhje me situatën në Kosovë.
Diplomatët thanë se bisedimet do të mbahen me dyer të mbyllura dhe nuk do të ketë sesion të hapur, e cila ishte kërkesë e Beogradit.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se kjo çështje mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën, në muajin e ardhshëm, por megjithatë Këshilli ka arritur kompromis dhe ka rënë dakord që takimi të mbahet.