Zhvillohet takimi i pare i drejtperdrejte mes SHBA dhe Korese se Veriut

Ne misionin e Shteteve te Bashkuara ne Kombet e Bashkuara po zhvillohet takimi i pare i drejtperdrejte i nivelit te larte ne 18 muaj mes diplomateve amerikane dhe atyre koreanoveriore. Delegacioni amerikan ne bisedime drejtohet nga i derguari i posacem Stephen Bosworth ai i Korese se Veriut kryesohet nga zevendesministri i jashtem Kim Kye Gwan.
Para takimit te dy diplomatet nuk bene komente per shtypin. Shtetet e Bashkuara thone se kerkojne te mesojne ne se Pheniani eshte serioz ne permbushjen e premtimeve te vitit 2005 per ti dhene fund programit berthamor ne shkembim te ndihmave dhe perfitimeve diplomatike.