Janjiç: Ngjarjet në veri, të orkestruara

Koordinatori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, ka thënë se sulmet në veri dhe djegia e pikës kufitare në Jarinë, shfaqin një aksion të koordinuar.
“Më duhet të them se ata janë tanët, e nga tanët ka ngjyra të ndryshme sepse shteti atje ekziston në forma të ndryshme. Pra, pa marrë parasysh se kush i ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kush i ka organizuar, është e qartë se kanë qenë të organizuar, është e qartë se kanë ardhur të gatshëm, është e qartë se kanë bërë më të keqen që kanë mundur të bëjnë", ka thënë analisti serb.
" Jam i bindur se bëhet fjalë për një ngjarje të orkestruar, të cilën po e dirigjojnë disa violina nga Beogradi”, tha Janjiç.