Kongresi sot voton mbi planin e propozuar nga republikanet per ceshtjen e borxhit

Sot Kongresi i Shteteve te Bashkuara voton mbi planin e propozuar nga republikanet per zgjidhjen e ceshtjes se borxhit.
Afati i caktuar per arritjen e marreveshjes eshte data 2 gusht. Ligjvenesit ne Dhomen e Perfaqesuesve te kontrolluar nga republikanet po votojne lidhur me planin e propozuar nga Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner qe do te rriste tavanin e borxhit prej 143 trilione dollaresh ne shkembim te shkurtimit te shpenzimeve qeveritare me miliarda dollare.
Presidenti Obama ka kercenuar se do ti vere veton ligjit i cili eshte kundershtuar edhe nga aleatet e Presidentit ne Senat si dhe nga nje numer republikanesh te cilet jane pjese e levizjes ultra-konservatore Tea Party.