Hoxhaj në ceremoninë e varrimit të princit të Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar të hënën për në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi të princit të kurorës mbretërore të këtij shteti, Sultan bin Abdul Aziz Al Saud.
Princi i kurorës, Sultan bin Abdul Aziz Al Saud, ka ndërruar jetë më 22 tetor, ndërsa ceremonia mortore për nder të tij, pritet të zhvillohet nesër dhe në të do të marrin pjesë burrështetas nga mbarë bota.
"Mbretëria e Arabisë Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës më 20 Prill 2009, ndërsa marrëdhëniet miqësore, në të gjitha segmentet e jetës, mes dy vendeve po thellohen në vazhdimësi. Autoritetet saudite po japin një kontribut të çmuar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës", thuhet ne një njoftim te MPJ'së.