S’ka datë

Diplomati europian, Robert Cooper ende nuk e di datën e rifillimit të dialogut teknik Kosovë-Serbi.
Burime të Expressit thonë se ai vazhdon të punojë për rikthimin e palëve në tryezën e bisedimeve, të cilat u ndërprenë kur delegacioni serb insistoi që të diskutohet për çështjen e dy pikave doganore në Veri të Kosovës.
Këto pohime vijnë një ditë pasi që Edita Tahiri, në një prononcim për gazetën Express, tha se delegacionet mund të takohen në javën e dytë të nëntorit.
“Ne kemi kërkuar datën 20 nëntor, si afat të fundit që të hartohen të gjitha planet për zbatim për ato katër marrëveshje, sepse marrëveshja për tregtinë e lirë tashmë po zbatohet nga të dyja palët. Pasi që të hartohen planet për implementim, duhet të fillojë menjëherë edhe zbatimi i marrëveshjeve”, ka thënë ajo.
Këto deklarata i ka dëgjuar edhe Borko Stefanovic, Shef i delegacionit serb në bisedimet teknike me Kosovën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...